Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se ata nukzbrapsen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu”, ka thënë ai para mediave në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
- Reklama -
Murati ka apeluar të gjitha partitë që të votojnë.
“Lus të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje në konstituim të kuvendit sepse konstituimi u takon të gjitha partive nuk është vetëm e një koalicioni qeverisës”, ka thënë ai.
- Reklama -