Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur për pagën minimale tha se kjo çështje është miratuar në vitin e kaluar, duke sqaruar se ajo përmban 2 euro për orë punë apo 350 euro për një punë me orar të plotë.
Ai tha se kushdo që nuk paguhet në këtë masë sipas pagën minimale, duhet të paraqesë ankesë.





