Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë duke parë alternativa tjera, si do të rregullohet çështja e mihjes së kriptovalutave në Kosovë.
Murati në “Përballje”, theksoi se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.
“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshoj sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, tha Murati.





