LAJME

Murati nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për energji efiçiente në vlerë prej 6 milionë eurosh

Murati nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për energji efiçiente në vlerë prej 6 milionë eurosh
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2022, 17:56

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka nënshkruar marrëveshjen për Energji Efiçiente për Prishtinën me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas njoftimit të Ministrisë, marrëveshja financiare është në vlerë prej 6 milionë e 315 mijë eurosh, prej të cilave 20 për qind parashihen të jenë grant për investime në Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë.

“Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, Ministri Murati ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me BERZh-in, si një partner i rëndësishëm për avancimin e tranzicionit energjetik të Kosovës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndërkaq, kjo marrëveshje parasheh implementimin e masave të efiçiencës në 47 objekte komunale, përfshirë kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor e parësor.

“Masat e propozuara për efiçiencë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimin e sistemeve të ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dritareve dhe dyerve me efiçiencë të energjisë”, njofton tutje MF-ja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika