LAJME

Murati: Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike

Murati: Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2022, 11:23

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati theksoi se Kosova ka bërë progres në menaxhimin e financave publike në vitin e fundit.

Ai tha se vlerësimi fundit i Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën është vlerësim i mirë dhe se performanca është përmirësuar në 11 indikatorë krahasuar me raportin e fundit.

Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Steanbakek tha se Kosova ka arritur të ketë një rezultat për menexhim më të mirë të financave publike në Kosovës, por megjithatë sipas tij, ka hapësirë për përmirësim.

Gjatë prezantimit të vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, organizuar në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë u kërkua po ashtu që të reduktohet edhe më tej evazioni fiskal në vend. / ksp

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika