Home LAJME Murati jep lajmin e mirë për mërgimtarët

Murati jep lajmin e mirë për mërgimtarët

0
Murati jep lajmin e mirë për mërgimtarët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se nga sot mërgata nuk do të paguajë për policën kufitare.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se me marrëveshjen e arritur mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Qeveria e Kosovës mbulon çmimin e reduktuar për 35%.

Postimi i tij i plotë:

Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt.

Mirësevini bashkatdhetarë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here