Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Veriore “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Rritja përtej COVID-it”. Sipas njoftimit të Ministrisë, i pari i dikasterit të financave aty diskutoi për ndikimin e pandemisë në ekonominë e Kosovës.
“Ai theksoi se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe politikave të mirëfillta publike, Kosova është duke u rimëkëmbur në hapa shumë më të shpejtë se sa që ishte e parashikuar nga indikatorët fillestarë.”





