Ministri i Financave, Hekuran Murarati ka lëshuar Kuvendin e Kosovës pas përleshjes që ndodhi ndërmjet pozitës e opozitës, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se si ndodh i gjithë rasti tha se “po besoj që i keni pa të gjitha”, madje iu tha gazetarëve që duan ta përcjellin deri në zyrë mund ta bëjnë një gjë të tillë.
E përleshja ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.





