Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon. Këto statistika vijnë nga raporti i fundit i Bankës Botërore ku thuhet se Kosova ka pasur 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike
Murati në një postim ka shkruar se kjo situatë është e veçantë edhe për dy arsye tjera.
“Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, tha ai.






