Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Murati: 3.64 miliardë euro të hyra buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet me kredi

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e Projektligjit para deputetëve ka thënë se kanë propozuar që të procedohet me projektligjin ashtu siç ka qenë, duke mos reflektuar strukturë e Qeverisë, por që do ta rishikojmë brenda muajit.

Ai ka thënë se në Ligj parashihet edhe ndryshimi i tabelave.

Murati ka thënë se të hyrat buxhetore janë 3.64 miliardë euro, ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve të mbulohet me kredi apo edhe me deficit.

Ai ka thënë se paga e 13 për punonjësit e administratës parashihet të jepet në fillim të vitit.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, ka deklaruar Murati./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika