- Reklama -

Mungesë rekord i punëtorëve në Gjermani, ja çfarë kërkohet më shumë

Në Gjermani, situata me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në tremujorin e parë të këtij viti është përkeqësuar më tej, sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW).

“Në mars, numri i vendeve të punës të paplotësuara për të cilat punëdhënësit nuk mund të gjejnë një fuqi punëtore të përshtatshme u rrit me 88,000 shtesë dhe tani është në një rekord 558,000 vendeve” tha Instituti Gjerman i Ekonomisë në një deklaratë, duke cituar hulumtimin e vet.

- Reklama -

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, siç tregon më tej anketa, prek të gjitha segmentet e tregut të punës, por është veçanërisht e theksuar në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale, arsimit dhe ndërtimit. “Vetëm në sektorët e shëndetësisë, kujdesit social dhe arsimit, gjashtë nga dhjetë vende pune nuk janë plotësuar për shkak të mungesës së fuqisë punëtore adekuate,” tha IW në një deklaratë.

Në vitet e pandemisë 2020 dhe 2021, fluksi i fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë u ngadalësua, por tendenca e rritjes së numrit të vendeve të punës të paplotësuara filloi shumë më herët. Një nga arsyet është tërheqja e brezit të fortë numerik nga mesi i viteve pesëdhjetë.

 

Pse po ndodh kjo?

Të shtunën u publikua informacioni i qeverisë federale, sipas të cilit vitet e fundit është në rritje numri i pensionistëve, pra personave që kanë mbushur moshën 67 vjeç dhe që janë ende aktivë në tregun e punës. Vitin e kaluar, 1.05 milionë banorë mbi moshën 67 vjeç ishin në një formë punësimi, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2010, kur vetëm 685,000 pensionistë do të punonin ende në pension.

Pjesërisht, ky fenomen shoqërohet me mungesën e profesionistëve, prandaj punëdhënësit i kthejnë shumë punëtorë të kualifikuar në punët e tyre të vjetra edhe pas daljes në pension.

Krahas importit të shtuar të ekspertëve nga vendet e Bashkimit Evropian, Gjermania ka lehtësuar procesin e marrjes së lejeve të punës dhe qëndrimit për banorët e vendeve jashtë BE-së. Kështu që nga viti 2016 është në fuqi një program për punësimin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, i cili mundëson migrimin në tregun gjerman të punës.

Menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, punëdhënësit dhe sindikatat i kërkuan autoriteteve të heqin pengesat burokratike në mënyrë që të integrojnë sa më shpejt refugjatët nga Ukraina në tregun gjerman të punës./FrontOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort