Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar konsumatorët se në Suharekë dhe në disa fshatra të martën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Mungesa e rrymës ndikon në furnizimin me ujë të pijes në Suharekë dhe disa fshatra

Sipas njoftimit një gjë e tillë ndodh për shkak të mungesës së energjisë elektrike që furnizon stacionin e pompave “Pusi i Atit” në Suharekë.“Pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Suhareka, Shiroka, Gjinovci, Gelancë, Leshan, Tërnje, Neprebisht. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim, teksa kërkohet edhe mirëkuptimi i konsumatorëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

