Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të thërrasë në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për mungesën e oksigjenit në Kosovë.
Mungesa e oksigjenit në spitalet e Kosovës, thirret në interpelancë ministri i Shëndetësisë

“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale, si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Kjo parti ka bërë të ditur se interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga deputeti Fitim Uka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vuçiq: Kam dëgjuar se Thaçi do të marrë dënim të rëndë

Damka thirrje për “Marshin për Liri”: Për drejtësinë, për lirinë, do të marshojmë së bashku

Në prag të vendimit, Rama: Thaçi do të triumfojë me forcën e të vërtetës së tij

