Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ka njoftuar të gjithë studentët dhe të diplomuarit e rinj se Fondacioni Schorlemer ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar praktikë profesionale në Gjermani në fushën e bujqësisë.
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë deri në moshën 30 vjeç me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina ose Moldavia, me së paku 4 semestra të përfunduara në studime bujqësore dhe përvojë praktike, ose të kenë përfunduar shkollim profesional në bujqësi dhe me njohuri bazë të gjuhës gjermane ose motivim të fortë për ta mësuar atë.






