LAJME

Mundësi për punë praktike në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Mundësi për punë praktike në Gjykatën Themelore të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2024, 20:06

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kërkohet një praktikant me pagesë për 6 muaj afat kohor.

Detyrat e punës të cilat kërkohet të plotësohen në këtë vend pune janë këto:

1.Ndihmon punën në zyrën e arkivës lidhur me regjistrimin digjital të lëndëve të vjetra, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithesi;

2.Ndihmon stafin përgjegjës të gjykatës në punën me arkivë dhe asgjësimin e lëndëve në përputhje me dispozitat ligjore dhe pas kontrollimit final nga stafi përgjegjës i gjykatës;

3.Raporton në baza javore/mujore tek stafi përgjegjës në lidhje me punët e kryera dhe

4.Kryen punë të tjera sipas nevojave të gjykatës.

Dokumentet duhet dërguar në jobs@advocacy-center.org  duke vendosur subjektin “Aplikimi GJTH Prizren – Emri Mbiemri”.

Për më shumë detaje këtu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika