Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për tërheqjen e 30% të fondeve nga Fondi Pensional.
Deputeti i VV-së tha se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.
“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka, nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”, ka thënë deputeti i VV-së.





