LAJME

Muharremaj: Kënga dhe vargjet e interpretuara nga Fadili, do të mbeten gjurmë të pashlyera në historinë artistike të vendit

Muharremaj: Kënga dhe vargjet e interpretuara nga Fadili, do të mbeten gjurmë të pashlyera në historinë artistike të vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2024, 10:36

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së këngëtarit, Fadil Llugaxhiu.

Ai ndër të tjera ka theksuar se kënga dhe vargjet e interpretuara nga Fadili, do të mbeten gjurmë të pashlyera në historinë artistike të vendit.

Fadil Llugaxhiu nga fshati Vraniq i Suharekës ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe varrimi i tij do të bëhet sot.

Postimi i plotë:

Lajm i hidhur i cili na pikëlloi të gjithëve.
Si artist dhe njeri i mirë, na frymëzoi për jetën dhe lirinë e vendit.
Kënga dhe vargjet e interpretuara nga Fadili, do të mbeten gjurmë të pashlyera në historinë artistike të vendit.
Ai do të jetoj në kujtesën tonë dhe asnjëherë nuk do të harrohet.
Pushofsh në paqe Fadil Llugaxhiu

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika