LAJME

MSH merr masa ndaj 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës

MSH merr masa ndaj 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2024, 16:57

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për marrjen e masave ndaj 28 shkelësve të vendimit, për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta.

“Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve”, njofton MSH.

Sipas këtij vendimi, nga sot e deri më 20 korrik, lirohen nga puna gratë shtatzëna, në rast të pamundësisë së lirimit nga puna, sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

Kurse, qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë. Puna ndalohet edhe në sektorin e ndërtimtarisë, në ambiente të hapura, gjatë orarit 11:00 – 17:00, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika