- Reklama -

MSh konfirmon se në Kosovë nuk ka arritur Lia e Majmunëve, por po bëhet përgatitja për porositjen e testeve

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë dalë në konferencë për media, ku po flitet për sëmundjen e Lisë së Majmunëve. MSh konfirmoi se ky virus nuk ka arritur akoma në Kosovë, por bashkë me IKSHPK-në po bëhen përgatitjet për porositjen e testeve të këtij virusi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se përhapja e lisë së majmunëve nuk është aq e madhe sa e koronavirusit, megjithatë rekomandoi se kushdo që ka simptoma si lodhje dhe ndryshime në lëkurë të paraqitet te mjeku familjar.

- Reklama -

“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i Lisë së Majmunëve. Sëmundja zakonisht është e lehtë, megjithatë Msh po moniton situatën, vlerëson rrezikun për polullatën në vend dhe përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësor dhe të tjerët”, tha ajo.

Rreziku që ky infeksion të shfaqet edhe në Kosovë është real, shtoi ajo.

“Cdo ndryshim në lëkurë dhe simptoma, si ethe, lodhje. dhimbje muskujsh, luteni të paraqiteni sa më parë pranë mjekut familjarë.Infeksionet mund të përhapen shpejtë prej një vendi në vendin tjetër ..Ky virus nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si atij të Covid-19, por kujdesi nuk duhet të na mungojë”, tha tutje zëvendësministrja e shëndetësisë.

Ajo tha se në IKPSHK kanë filluar përgatitjet për porosi të testeve që verifikojnë këtë virus.

“Jemi duke i studiuar masat që po i marrin shtetet ku është shfaqur ky infeksion, si izolimi dhe gjurmimi i kontakteve. Të dhënat tregojnë se përhapja është e ultë”, tha tutje ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort