Një 2-vjeçar u gjet gjallë në një zonë me shkurre dhe pyll të dendur 36 orë pasi ishte larguar nga shtëpia e tij, në një operacion kërkimi ku u përfshinë dhjetëra persona.Banorët e zonës që dolën vullnetarë për të gjetur Noah, tregojnë se vogëlushi u gjet rreth 3 km larg banesës së tij në Proenca-a-Velha, një rajon i vogël në qendër të Portugalisë.
Djali i vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në spital për dehidratim. Një moment shumë emocional ishte dhe ai kur prindërit e takuan.
Mrekullitë ekzistojnë, 2-vjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Noah raportohet të jetë larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit, pasi babai i tij fermer kishte dalë për të punuar.Vogëlushi ka zbritur nga krevati i tij dhe pasi ka gjetur derën hapur ka ecur nëpër pyje. Sipas ekspertëve mendohet se djali mund të ketë ecur deri në rreth 10 km përreth zonës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

