LAJME

Mposhtet legjenda Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve nga Jake Paul

Mposhtet legjenda Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve nga Jake Paul
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2024, 08:53

Jake Paul,  ylli i rrjeteve sociale ka mposhtur boksierin legjendar, Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve mbrëmë në “AT&T Stadium” në Arlington, Texas, në njërin prej meçeve më të pazakontë në histori të sportit.

Të tre referët e vendosën meçin në favor të Paul, duke i dhënë avantazh në pikë: 80-72, 79-73 and 79-73.

Fitorja e përmirëson rekordin profesional të Paul në 11 fitore e 1 humbje, kurse Tyson tash bie në 50-7.

Tyson e nisi në mënyrë agresive meçin, por me kalimin e raundeve u tregua i pafuqishëm dhe i parrezikshëm, me goditje të lehta dhe jo kërcënuese për yllin e Youtube, i cili iu fut boksit profesionist në vitin 2020. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tuson, u pyet nëse ky do të ishte meçi i fundit për të, ndërsa insistoi se nuk ka marrë fund ende asgjë, duke paralajmëruar meçe të reja pasi humbi nga boksieri shumë më i ri dhe shumë më energjik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika