- Reklama -

MPJD reagon pas arrestimit të qytetarit nga autoritetet serbe, bën thirrje për shmangie të udhëtimeve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin lidhur me arrestimin e qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD-së, ky rast përbën një “tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe”, të cilat, sipas tyre, bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare.

- Reklama -

MPJD ka konfirmuar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen e Preniqi, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast.

“Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it. Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij”, ka shkruar MPJD.

MPJD u bën thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, “për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.

Po ashtu, Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla i ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

“I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” – përfundon komunikata e MPJD-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort