Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ka konfirmuar se nga lumi Lepenc është nxjerrë vetura e familjes nga Kosova, ku Brenda saj kanë qenë edhe trupat të cilët deri më tash kanë rezultuar të zhdukur.
MPJD: Nxirret vetura me trupat e pajetë të familjes Pacolli nga lumi Lepenc

Ai këtë e ka bërë të ditur në Facebook ku ka shpërndarë postimin e ambasadës së Kosovës në Maqedoninë Veriore.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

