Pas presidentes Osmani, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka mirëpritur lajmin për arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm dhe një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
“Kosova vlerëson lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, të cilat kanë qenë thelbësore në arritjen e këtij zhvillimi historik”, shkruan në reagimin e Ministrisë.





