- Reklama -

MPJD konfirmon arrestimin e Hazir Hazirit – kërkon reagim urgjent ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar arrestimin e qytetarit kosovar Hazir (Arif) Haziri nga autoritetet serbe më 8 shtator, në pikën kufitare të Merdarës, gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka ndërmarrë hapa përmes kanaleve diplomatike për të siguruar të dhëna mbi ndalimin. Një kërkesë zyrtare u është adresuar autoriteteve serbe për të konfirmuar arrestimin dhe për të sqaruar arsyet ligjore të këtij veprimi.

- Reklama -

Sipas MPJD-së, për rastin janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it. Nëse ndaj Hazirit vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse ka paralajmëruar kërkesë për vizitë zyrtare në qendrën e ndalimit.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së tyre.

Po ashtu, MPJD ka kërkuar reagim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë arrestim si pjesë të praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat, sipas saj, shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

“Rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve,” thuhet në deklaratën e MPJD-së.

Ministria është zotuar se do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort