Home LAJME MPJD-ja dënon fuqishëm ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, i bën një thirrje bashkësisë ndërkombëtare

MPJD-ja dënon fuqishëm ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, i bën një thirrje bashkësisë ndërkombëtare

0
MPJD-ja dënon fuqishëm ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, i bën një thirrje bashkësisë ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka dënuar fuqishëm ndalimin e mbajtjes së edicionit 11-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili ishte paraparë të mbahej dje në Beograd.

Sipas MPJD-së, ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi me urdhër të ish-zëdhënesit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, është edhe një dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar.

Në një komunikatë zyrtare, nga MPJD-ja thonë se “këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin”./GazetaSinjali

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here