Institucionet publike, janë të obliguara që t’i lejojnë palët e interesuara në Kosovë, të kenë qasje në dokumentet zyrtare. Për t’u afirmuar kjo e drejtë kushtetuese, Agjencia për Informim dhe Privatësi, nga data 26 shtator deri më 30 shtator do e shënojë Javën e Informimit, me moton “Tash edhe më lehtë”.
Komisionerja e kësaj Agjencie, Krenare Sogojeva-Dermaku, tha se këtë të hënë do kenë konferencë me Kryetarët e Komunave, të martën me Gjyqtarët dhe Prokurorët, të mërkurën me gazetarë dhe shoqëri civile, ndërsa të enjten me Sekretar të Ministrive dhe të premten me Kryetarët e Bordeve dhe Kryeshefat e Ndërmarrjeve Publike.





