Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të një qytetari të Kosovës që dyshohet të jetë vrarë në Lloznicë të Serbisë, e që besohet të jetë trupi i Faton Hajrizit.
MPJ-ja tha se avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, po i kryen procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në reagimin e MPJ-së, transmeton Klankosova.tv.





