Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se janë në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj që sipas saj së shpejti do të bëhen publik emrat e tyre. Në raportimin e saj për 100 ditë qeverisje, Gashi ka theksuar nevojën e ligjit për shërbimin e jashtëm, për çka ka thënë se tashmë e kanë përfunduar draftin e tij.
Në mungesë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla e cila gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit, zëvendësja e saj, derisa ka treguar për punët e kësaj ministrie për 100 ditët e para të qeverisjes, duke thënë se fillimisht kanë bërë skenimin e situatës në ministri.
“Në kudër të punës së brendshme të 100 ditëshit përpos skenimit të situatës, në muajin mars dhe prill situatës faktike dhe adresimit të çështjeve administrative dhe teknike në kuadër të kërkesave të shërbimit nga jashtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka iniciuar reformën e brendshme të nisur me propozim vendimin për shkarkimin e 13 ambasadorëve të cilët u dekretuan nga presidentja. MPJD ka dërguar po ashtu vendime për kthimin e këtyre ambasadorëve të shkarkuar dhe aktualisht është në proces të emërimi të ambasadorëve të rinj që do të jenë shumë shpejtë publik”, ka thënë ajo.





