Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kërkon nga opinionin publik, por edhe nga mediat, që të mos bien pre e lajmeve të rreme që vijnë nga Serbia, në lidhje me pretendimet për gjoja gatishmërinë e disa shteteve për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
”MPJD ju bën të ditur se rikthimi i debatit dhe proagandës së Beogradit, përmes lajmeve të rrejshme, duke shfrytëzuar konceptin e ashtuquajtur “çnjohje”, është ringjallur me qëllim të krijimit të konfuzionit në opinionin publik, në kohën kur vendi ynë po kalon në periudhë tranzicioni të konsolidimit institucional pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar.





