- Reklama -

MPJ-ja: I kemi votat e konfirmuara për pranim në Këshill të Evropës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se votat e Kosovës për pranim në Këshill të Evropës janë konfirmuar në nivele të ndryshme. Ka deklaruar se janë ende në fazën e parë të pranimit.

Kosova pati aplikuar për pranim në Këshill të Evropës më 12 maj. Por Ahmeti ka theksuar se pranimi në këtë organizatë është proces relativisht i gjatë dhe kompleks.

- Reklama -

“Kemi ndërtuar strategji për multilateralen, të synojmë organizatat nga të cilat Kosova përfiton. Më 12 maj aplikuam në Këshill të Evropës. Ishim të vetëdijshëm për një proces që është relativisht i gjatë dhe kompleks. Kemi ndërtuar një momentum për vazhdimin e procedurës. Pranimi i ka tri votime, fillimisht niveli i ambasadorëve në Strasburg votojnë, pastaj në Asamblenë Parlamentare duhet të përgatiten tri raporte dhe raportet të bashkohen për t’u votuar si një në Komitetin e Ministrave, ku është faza finale. Jemi në fazën e parë. Votat i kemi. Janë konfirmuar në nivele të ndryshme, sikurse nga diplomacia dhe niveli politik i diplomacisë”, ka thënë Ahmeti në “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk është aspak e vërtetë që Serbia ka shënuar fitore që s’e ka lejuar votimin e Kosovës për pranim në KiE në nivel të ambasadorëve. Sipas tij, Kosova s’ka qenë në agjendë deri më tani. Ka theksuar se opinioni ligjor i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës ka konstatuar se aplikimi i Kosovës duhet të konsiderohet si çdo shtet tjetër. Kjo, siç ka deklaruar Ahmeti, është fitore për Kosovën.

“Një tjetër fitore është edhe fakti se kemi arritur për herë të parë që delegacioni ynë ta ketë të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Jashtëm tutje ka thënë se janë të vetëdijshëm që ndikimi rus është ende i pranishëm në këtë organizatë, pavarësisht se Rusia u përjashtua për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Ahmeti ka konsideruar se do të ishte degradim për KiE-në nëse do ta kushtëzonte pranimin e Kosovës.

Për aplikim në organizatat e tjera, Ahmeti ka thënë se janë duke i shqyrtuar me kujdes të gjitha mundësitë.

“Po nuk u anëtarësove në një organizatë nëse ke aplikuar, është regres”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai tutje ka thënë se ka progres në çështjen e njohjeve, duke marrë shembull Greqinë, me të cilën ka thënë se janë përmirësuar marrëdhëniet, edhe pse njohja nuk ka ardhur ende.

Në fund, Ahmeti iu përgjigj edhe kritikave të opozitës për emërime politike në ambasada. Ka thënë se janë Qeveria me më së paku emërime politike në këto institucione.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort