- Reklama -

MPJ: Aplikimi i Kosovës në KE, shumë shpejt para Asamblesë Parlamentare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hedhur poshtë spekulimet që ngritën udhëheqësit serbë mbi procesin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, kinse po ngec. Nga ministria e diplomacisë së jashtme thanë se procesi është duke u trajtuar seriozisht në Këshillin e Evropës dhe se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm.

Për mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, u spekulua nga kryediplomati serb se tema e Kosovës nuk u fut në agjendë, ndonëse në disa nga mediet serbe u prezantua si një ditë kyçe. Këto pretendime u rrëzuan nga MPJ e Kosovës, e cila tha se ato që u raportuan dje ishin plotësisht dezinformata.

- Reklama -

“Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është proceduar nga Sekretarja e Përgjithshme tek Byroja e Komitetit të Ministrave dhe së shpejti pritet të procedohet tek Asambleja Parlamentare për opinion”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Gazetën Express.

“Mbledhjet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, janë të rregullta dhe mbahen disa herë në muaj. Spekulimet se aplikimi i Republikës së Kosovës do të votohet në mbledhjen e 3 nëntorit (ditën e djeshme), janë dezinformata të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ashtu sikurse ishin ato për datën e 5 tetorit”, deklarojnë më tej nga ky dikaster.

MPJ gjithashtu konfirmon se Kosova ka përkrahje nga shumica e shteteve anëtare të organizatës evropiane për të drejtat e njeriut.

“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është iniciuar tashmë dhe pjesa dërrmuese e vendeve anëtare janë shprehur në mbështetje të këtij procesi”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort