LAJME

MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2023, 15:44

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, kjo ministri, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil,  do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor  dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika