Në shënim të 14-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një sërë aktivitetesh rekreativo-sportive në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
MPB organizoi aktivitete rekreativo-sportive në veri të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës

“Aktivitetet po zhvillohen në nderim të jetës dhe veprës së të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë dhe paqes në vend. Si pjesë e këtyre aktiviteteve, një grup vrapuesish nga profesione dhe komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një ecje simbolike përkujtimore. Në fillim të marshimit, pjesëmarrësit ndaluan për të bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, për të vazhduar më pas drejt cakut të planifikuar. Ministria e Punëve të Brendshme u shpreh mirënjohje të thellë për sakrificën e zyrtarëve policorë, duke ritheksuar përkushtimin institucional për nderimin dhe ruajtjen e kujtimit të tyre”, shkruan në njoftimin e MPB-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

