Që nga e hëna, Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim për reciprocitet me Serbinë, sa i përket targave të automjeteve.
Ndërsa sot nga MPB është bërë e ditur se janë administruar gjithsej 6 mijë e 375 targa të përkohshme, në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë brenda dy ditëve.
Kësisoj gjatë këtyre katër ditëve të gjitha automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet të vendosin targat e përkohshme, në të kundërtën nuk do të mund të hyjnë.






