Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se Kosova në Indeksin Global të Terrorizmit është renditur në vendin e 135, si ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.
“Kjo është bërë publike në edicionin e tetë të Indeksit Global të Terrorizmit (GTI) të Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Raporti i Indeksit Global të Terrorizmit është hartuar duke përdorur të dhëna nga baza e të dhënave globale të terrorizmit (GTD) dhe burime të tjera”.






