Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka nisur fushatën e komunikimit elektronik (SMS) me qytetarët serbë të Kosovës lidhur me konvertimin e targave ilegale në ato RKS.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, e cila tha se interesimi i qytetarëve serbë është rritur ditëve të fundit për konvertimin e targave.
“Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe”.





