VENDI

Mozzik poston foto me djalin e Kadri Veselit: Dielli do të lind përsëri

Mozzik poston foto me djalin e Kadri Veselit: Dielli do të lind përsëri
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2021, 19:07

Reperi Mozzik ka ndarë me ndjekësit një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku u shfaq krah djalit të ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Artisti, në mbishkrimin që ia la fotografisë me Klestorin, kishte një mesazh lidhur me Veselin, i cili aktualisht gjendet në Hagë.

“Dielli do të lind përsëri 🇦🇱

Ju përshëndesim me Klestorin gjithëve !”, ka shkruar ai.

Ndryshe, reperi Mozzik kohë pas kohe ka publikuar fotografi bashkë me Kadri Veselin dhe e shprehu përkrahjen për të.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika