Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka rrahur motrën e tij, pas një mosmarrëveshjeje në familje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 22:40.
Tutje, siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Po ashtu, lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë.
“Prishtinë, 22.05.2021 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është rrahur nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta kishte mosmarrëveshje me motrën e tyre dhe i dyshuari kishte ndërhyrë dhe pasi e kishte shtyrë me qëllim që të largohet, viktimën ajo ishte rrëzuar në shkallet e shtëpisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.