LAJME

Motra lajmëron në polici vëllain që iku nga Klinika e Psikiatrisë

Motra lajmëron në polici vëllain që iku nga Klinika e Psikiatrisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2022, 09:52

Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë nga një grua, e cila ka raportuar se vëllai i saj ka ikur nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë.

Sipas saj, personi ka qenë i shtrirë duke marrë trajtim në këtë klinikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se personit të ikur nga klinika nuk i dihet vendndodhja e tij.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

Rasti është raportuar dje, por që ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika