Home LAJME Moti sot, temperaturat deri në 34 gradë në Kosovë

Moti sot, temperaturat deri në 34 gradë në Kosovë

0
Moti sot, temperaturat deri në 34 gradë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Ndërkaq, bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për një periudhë kohore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here