Edhe sot pritet të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fundjavë.
Temperaturat minimale për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.





