Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot me temperatura të larta do të vijojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.
Të mërkurën më nxehtë dhe me temperatura maksimale 35-37 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.
Nuk përjashtohen mundësitë që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.





