LAJME

Moti sot në Kosovë me diell e vranësira

Moti sot në Kosovë me diell e vranësira
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Gusht 2024, 09:09

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të sillen mes 14-17 gradë Celsius e maksimalet mes 27-31 gradë.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika