Sot parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta që nga orët e mëngjesit, të cilat do të përshkohen nga një front i fuqishëm ajror.
Moti sot me temperatura të ulëta në vend, parashihen reshje shiu e bore

Fillimisht do të sjellë reshje shiu, por shumë shpejt ato do të shndërrohen në reshje bore në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e larta malore, sidomos në jug, priten mbi 20 cm reshje të reja bore. Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 15 deri në 56 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. Vlerat e larta maksimale do të regjistrohen në orët e para të mëngjesit, më pas do të pësojnë ulje të theksueshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

