LAJME

Moti sot më i ngrohtë, temperatura rreth 13 gradë celsius

Moti sot më i ngrohtë, temperatura rreth 13 gradë celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2023, 07:29

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot mëngjesi do të jetë me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHMK-s shkruan se në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

Deri më tash moti në Kosovë ishte shumë I mirë, në krahasim me stinën e dimrit.

Në mëngjes në shum vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.

Nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje.

Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë diku me datë 10-11 janar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika