LAJME

Moti sot me diell, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Moti sot me diell, temperaturat deri në 35 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2024, 07:52

Sot pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Po ashtu parashihet të fryjë erë nga drejtime të ndryshme , me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika