LAJME

Moti sot me diell dhe vranësira, mëngjesi me mjegull

Moti sot me diell dhe vranësira, mëngjesi me mjegull
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2024, 09:24

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika