LAJME

Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat maksimale deri në 23 gradë

Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat maksimale deri në 23 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2025, 08:29

Sot pritet të  mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 23 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika