Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për ndryshime të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar reshje shiu dhe temperatura të përshtatshme për aktivitete bujqësore.
Sipas Institutit, të martën priten riga lokale shiu, ndërsa të premten reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, me mundësi që në disa zona të jenë më të përqendruara.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.
Instituti bën të ditur se kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme, pasi reshjet e parashikuara do të përmirësojnë lagështinë e tokës, duke ndihmuar në përgatitjen e saj dhe në zhvillimin e kulturave pranverore.
Temperaturat, sipas njoftimit, mbeten të përshtatshme për aktivitetet bujqësore.
Për ditën e martë, moti parashihet kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 metra në sekondë.





